Larje Tapetesh Expres

TË SPECIALIZUAR NË LARJEN E:

Tapeteve

Tapetet tuaja lahen butësisht dhe ekologjikisht. Edhe ato që janë shumë të ndotur dhe të ndjeshëm bëhen sërish të freskët dhe të pastër.

Shiko Sherbimet
Sixhadeve

Metodat tona të pastrimit sigurojnë që sixhadet tuaja të lahen me kujdesin maximal deri sa ato të jenë 100% të pastra. Kujdesi i duhur do të ndikojë pozitivisht në pamjen dhe ambientin tuaj.

Shiko Sherbimet
Rrugicave

Ky proces siguron që rrugicat tuaja të jenë të pastërta dhe të përshtatshme për përdorim. Gjithashtu duke i mbajtur ato të qëndrueshme për një kohë më të gjatë.

Shiko Sherbimet
Batanijeve

Batanijet tuaja lahen butësisht dhe ekologjikisht. 

Shiko Sherbimet
Jorganeve

Jorganet tuaja lahen butësisht dhe ekologjikisht. 

Shiko Sherbimet

Hapat për lajren e një tapeti!

Hapi 1

Matja dhe inspektimi në hyrje eshte hapi i parë.

Jo të gjithë tapetet janë të njëjtë - Gjatë inspektimit në hyrje, percaktohet lloji i tapetit ,regjistrohet, matet dhe ekzaminohet për ndonjë defekt.

Hapi 2

Procesi i shkundjes , ku paisja profesionale kryen shkundjen dhe largimin e grimcave nga tapeti.

Ky proces siguron që tapetit ti jenë larguar te gjitha papastertitë dhe pluhurat .

Hapi 3

Procesi i larjes dhe shpërlarjes, e cila kryhet me makineritë e gjeneratës së fundit dhe me detergjentët më të mirë ekologjik.

Duke qenë fanatik në cilësin absolute , për të kryer larjen profesionale të tapeteve NE posedojmë makineri të teknologjisë së fundit dhe sigurisht që përdorim detergjentët më të mirë në këtë industri.

specializuar për të siguruar një pastërti të thellë dhe një pamje të freskët.

 

Hapi 4

Tharja 

Tapetet e lagura mund të kërkojnë shumë kohë për t'u tharë nëse nuk kalojne ne makinerinë e Centrifugës e cila i nxjerr mbi 90% të thata.  Tapetet nëse nuk thahen siç duhet, mund të përfundojne me erëra të pakëndshme dhe, në rastin më të keq, me myk.  Fabrika jonë posedon dhomë tharje e cila ben të mundur tharjen e tapeteve tuaja në nje kohë rekord.

Hapi 5

Tharja për tapetet e leshit delikate dhe Sixhadet

Për këtë kategori tapetesh temperatura dhe koha luajnë një rol vendimtar. Në varësi të materialit dhe punimit, një tapet ka nevojë për nxehtësi dhe kohë të ndryshme për t'u tharë plotësisht pa dëmtuar fibrat e leshit. Prandaj, NE zakonisht kujdesemi ti thajmë këto kategori tapetesh duke u siguruar që ato të jenë miqësore me fibrat .

Hapi 6

Performanca e testuar

Në fund të të gjithë procesit,stafi ynë profesionist kryhen një inspektim të detajuar përfundimtar sipas procesit tonë të cilësisë. Kjo do të thotë që kompania do të sigurojë që rezultati përfundimtar të jetë pa të meta përpara dorëzimit. Në rast evidentimi të ndonjë njolle apo papastërtie ekipi do të përsërisi pastrimin nëse është derisa tapeti juaj të jetë plotësisht i pastër sikurse të ishte i ri.

Hapi 7

Krehja , Parfumosja dhe paketimi sipas standarteve me te larta te kesaj industrrie.

Makineria e krehjes kryen procedurën perfundimtare në pastrimin e tapetit. Pas parfumosjes ai paketohet me mbulesën filtër dhe eshte gati per tu dërguar në destinacionin ku dhe është marë. (shtepine,biznesin apo institucionin tuaj).

Hapi 8

Transporti

Pas përfundimit të të gjitha hapave të kontrollit dhe pastrimit, ekipi ynë do të dërgojë objektet tuaja përsëri në destinacionin ku ato janë marë .

Anila Kodra
Anila Kodra@anila
Read More
Tek lavaderia kam derguar disa tapete dhe si fillim isha pak skeptike por pasi mi sollen tek shtepia mendova se nuk ishin lare por pash dhe ndjeva nje arome ne te cilen e kam tashme ne shtepi. Jua sygjeroj te gjitheve Alpha Lavanderi pasi kujdesen per pastertine sic duhet.
Albi Fetishaj
Albi Fetishaj@albif
Read More
Eshte zgjedhja me e mire dhe ja sugjeroj cdo njeriu sepse punojne me nje kualitet te mire dhe me produkte pastrimi me cilsoret.
Genti Avdyli
Genti Avdyli@genti1avdyli
Read More
Jam shume i kenaqur nga sherbimi juaj dhe jam nje klient i rregullt tek ju sepse eshte Lavanderia me e mire ne Shqiperi,jua sugjeroj te gjithve kete lavanderi speciale.