Tapetet Tuaja, Si të Reja - Tharje e Shpejtë, Rezultat i Sigurt!
Me makinerite tona moderne dhe teknikat e avancuara, largojmë papastërtitë, aromat dhe bakteret nga çdo tapet duke ofruar garanci për cilësi dhe tharje rekord. I marrim tapetet kudo ne Durres, Golem, Shijak dhe rrethe dhe i kthejme brenda 24 oreve.
Provo Alpha Lavanderi, provo me te miret!
Shërbimet Tona Profesionale
Tapetet dhe tekstilet tuaja meritojnë kujdesin më të mirë. Me detergjentët tanë eco-friendly, pastrimi bëhet në thellësi, pa dëmtuar shëndetin e fëmijëve apo kafshëve. Shtojmë aromë delikate, ofrojmë trajtime antibakteriale, dhe sigurojmë pastrim ekspres brenda 24 orëve në Durrës, Golem, Shijak dhe rrethina. Për biznese dhe institucione, kemi paketa speciale.
Kontaktoni tani për një pastrim që vërtet bën diferencën.
Garanci që Do ta Adhuroni
Ne e duam pastërtinë po aq sa ju! Nëse nuk jeni të mahnitur nga rezultati, telefononi brenda 24 orëve dhe ne do ta bëjmë përsëri – me dashuri dhe pa pagesë
Tharje e shpejte brenda 24h
Ndryshe nga kompanitë tradicionale, ne përdorim dhoma tharjeje me temperaturë të kontrolluar, për një proces të sigurt dhe efikas. Fibrat e tapetit qëndrojnë të paprekura, ndërsa tharja përfundon brenda pak orësh.
Detergjente Eco-friendly
Ne përdorim vetëm detergjentë Eco-Friendly me veti antibakteriale dhe antimikotike, që ofrojnë një pastrim të fuqishëm, por plotësisht të sigurt për familjen, fëmijët dhe kafshët tuaja. Pastrimi ynë largon njollat, pluhurin dhe vajrat në thellësi, pa lënë mbetje kimikatesh.

Mbi 100+ Review pozitive
90% e klientëve tanë na rekomandojnë miqve të tyre!
Bëhu pjesë e atyre që zgjedhin pastërtinë profesionale dhe shërbimin që bën diferencën.
Rezervo tani dhe provo eksperiencën Alpha Lavanderi kudo në Durrës, Golem, Shijak dhe rrethina!

Tapetet kishin nje butesi, nje shkelqim sikur sapo ishin blere.
– Dona

Pervec se i ka dhene nje shkelqim te papare tapeteve dhe ma ka mbushur gjithe shtepine me arome te mire. Nje bravo te madhe per punen e shkelqyer qe beni.
– Monda

Shume e vertete une i kam lare tapetet te ju duken si te ri. Kane shkelqim, arome te mire dhe shum te paster.
– Tea
Rezultatet tona flasin vete
Kur zgjidhni Alpha Lavanderi, rrini te qete qe cdo njolle do zhduket! Ju meritoni nje ambjent me te paster, me te shendetshem, na kontaktoni tani!



FAQ – Pyetje të Shpeshta
A i merrni dhe dorëzoni tapetet në shtëpi?
Po! I marrim tapetet kudo ne Durrës, Shijak, Golem dhe i kthejmë të pastruar, të ambalazhuar.
Sa kohë zgjat pastrimi i një tapeti?
Zakonisht 1-2 ditë pune, në varësi të llojit të tapetit dhe nivelit të ndotjes.
A hiqni njollat e kafes, verës apo urinës së kafshëve?
Po, kemi teknika të specializuara për heqjen e njollave. Disa njolla të vjetra mund të mos zhduken plotësisht, por përmirësimi është i madh.
Si mund të rezervoj shërbimin?
Na shkruani në WhatsApp ose na telefononi – përgjigjemi menjëherë!